Sveçla: Reciprociteti është vlerë sepse është barazi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka komentuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se reciprociteti është vlerë sepse është barazi si dhe Kosova si Republikë është e interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim

Xhelal Sveçal, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar në lidhje me marrëveshjen për dokumentet identifikuese mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë që nga dita e parë e muajit shtator qytetarët e Kosovës mund të lëvizin vetëm me letërnjoftim.

“Nga 1 shtatori, shtetasit e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë në Serbi apo përmes Serbisë nuk do të pajisen me dokumentin shtesë në pikat e kalimit kufitar”, ka shkruar ministri.

Më tej ai ka thënë që Kosova është e interesuar të promovojë lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Ne kemi shprehur vazhdimisht vullnetin tonë që të mos kemi fare këtë lloj dokumenti, as nga ne dhe as nga autoritetet serbe për sa kohë që kjo bazohet në një raport të drejtë mes dy shtetesh. Si Republikë e Kosovës jemi plotësisht të interesuar për promovim të plotë të lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë, pa dallim”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera ka uruar edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duke thënë na priftë e mbara në proceset tjera.

“Reciprociteti është vlerë sepse është barazi. Urime të gjithë qytetarëve e na priftë e mbara në angazhimet tjera”, ka potencuar Sveçla.

Ndryshe, arritjen e kësaj marrëveshje e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes llogarisë së tij në Twitter, i cili ka thënë që Kosova dhe Serbia janë dakorduar për dokumentet identifikuese.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell.

Marrëveshja e arritur të shtunën e 27 gushtit mes Kosovës dhe Serbisë iu lejon serbëve në Kosovë dhe gjithë qytetarëve të tjerë të udhëtojnë lirshëm ndërmjet dy shteteve, duke përdorur vetëm letërnjoftimet e tyre.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika