Sveçla: Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e saj, sulmet të ndalen menjëherë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video ku shihen dëmet që janë shkaktuar nga granata e dorës që është hedhur mbrëmë në oborrin e ndërtesës së komunës së Mitrovicës Veriore.

Përmes një postimi, Sveçla ka thënë se vazhdon agresioni i presidentit Vuçiq.

“Vazhdon agresioni i Vuçiqit. Sulmi i mbrëmshëm në ndërtesën e komunës së Mitrovicës Veriore është edhe një përpjekje për përshkallëzim e destabilizim. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sjelljen e saj. Sulmet duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Sveçla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika