Sveçla shkon për kafe në veri, thotë se është vizitë e zakonshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka shkuar për kafe në Mitrovicë të Veriut.

Sveçla tha se është një vizitë e zakonshme kur u pyet nga gazetarët për arsyet e kësaj vizite.

“Kam ardhur për të pirë kafe. Vizitë e zakonshme. Ju ftoj edhe juve me pi kafe”, iu drejtua ai gazetarëve.

Sveçla u pyet edhe rreth pranisë së forcave policore aty.

“Pyetni policinë. Është detyrë e policisë, ata po i kryejnë detyrat e veta si është më së miri që munden, në kapacitetet e tyre”, ka theksuar Sveçla.

Ministri Sveçla gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ndryshe, para disa ditësh është sulmuar pastiçeria “Sharr” në Mitrovicë të Veriut me koktej molotovi, pak ditë pasi në të cilën qëndroi për vizitë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ish-kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika