Sveçla takohet me Sarrazin, diskutojnë për hyrjen e mallrave serbe në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është takuar me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ku theksoi se kanë diskutuar mbi masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që futen nga Serbia, në pikën kufitare të Merdarit.

Sveçla përmes një postimi në “Facebook” se vendimi për mallrat serbe po zbatohet “me qëllim të garantimit të sigurisë” deri në funksionalizimin e skanerëve ‘X’.

“Diskutuam për ecurinë e takimit të fundit të Procesit të Berlinit dhe rikonfirmova përkushtimin tonë si palë aktive për angazhim të mëtejmë në kuadër të këtij procesi. Biseduam po ashtu për masën e kontrolleve manuale të sigurisë për mallrat që hyjnë nga Serbia në pikën kufitare në Merdarë. Zyrtarët tanë shtetëror po e zbatojnë këtë vendim me përkushtim me qëllim të garantimit të sigurisë së vendit tonë deri në funksionalizimin e sistemeve të skanerëve “X” që do të lehtësojnë edhe punën e tyre edhe pritjet në pika kufitare. Falënderova z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal”, njoftoi ministri Sveçla..

Sveçla njoftoi se bashkë me Sarrazin kanë diskutuar edhe për Procesin e Berlinit.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika