Sveçla takohet me Szunyog, ngre shqetësime për trajnimin në Serbi të grupeve për realizim të sulmeve në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka pritur në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomas Szunyog

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka pritur në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se në këtë takim ka ngritur shqetësimet e tij për trajnimin e vazhdueshëm të grupacioneve në Serbi, për siç ka thënë, realizim të sulmeve të reja në Kosovë.

“Biseduam për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit, ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Diskutuam për situatën e sigurisë në komunat veriore dhe ngrita shqetësimin për kërcënimet e njëpasnjëshme publike të Serbisë dhe vazhdimit të trajnimit të grupacioneve atje, për realizimin e sulmeve të reja brenda Republikës sonë”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka shkruar se “Republika e Kosovës vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të padrejta të BE-së për të cilat kërkova nga z. Makovec heqjen e tyre”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika