Sveçla takohet në Romë me homologun Piantedosi, e fton ta vizitojë Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pritur këtë të enjte në Romë nga homologu i tij, Matteo Piantedosi.

Me të ka biseduar për luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit e imigrimit të paligshëm.

“Kisha nderin e veçantë të mirëpritem sot në Ministrinë e Brendshme të Italisë në Romë nga homologu im, Matteo Piantedosi. Biseduam për angazhimin tonë të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit, migrimit të paligjshëm dhe çdo ilegaliteti tjetër, fusha këto për të cilat policitë tona gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer”, tha ai.

May be an image of 2 people and text

Tutje, Sveçla bëri të ditur se e ka ftuar homologun e tij ta vizitojë Kosovën.

“Me ministrin Piantedosi u dakorduam për thellim të bashkëpunimit bilateral për t’u përballur sukseshëm me sfidat që dy vendet tona ballafaqohen. Me kënaqësi e ftova ministrin Piantedosi për vizitë në Republikën e Kosovës dhe deri në atë kohë, ekipet tona do të angazhohen për konkretizim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit tonë”, tha ai.

May be an image of 6 people

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika