Sveçla takoi policët në Mitrovicë: Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me përkushtim të plotë

Ministri, Xhelal Sveçla së bashku me ministrin, Liburn Aliu, kanë pritur ndërrimin e motmotit në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë

Ministri, Xhelal Sveçla së bashku me ministrin, Liburn Aliu bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka pritur ndërrimin e motmoti në pikën e kontrolli policor në urën e Bistricës së bashku me zyrtarët policor që ishin ne detyrë.

Bashkë me Sveçlen ishte edhe ministri, Liburn ALiu.

“Ndjenjë e veçantë gëzimi e krenarie që ndërrimin e motmotit e pritëm në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë dhe me Ministrin Liburn Aliu me të cilin kemi pasur bashkëpunim intenziv në vitin që lamë pas”, ka shkaru Sveçla në Facebook.

Ai bëri të ditur se para kësaj vizite në Bistricë, janë mbledhur në  Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha Njësiteve që ishin në detyrë.

“Para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhëm në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha Njësiteve që ishin në detyrë, për të festuar vitin e ri ndërsa vazhduam vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, në Koshtovë dhe në Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinje”, ka shtuar ai.

Svecla tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur që u përmbyll edhe në vit i suksesshëm e më përplot sfida në dikasterin që udhëheq.

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që përmbyllëm një vit me suksese të shumta ndonëse të sfiduar jo rrallë herë.  Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me vullnet e përkushtim për të kryer me nder e profesionalizëm misionin tonë të përbashkët që kemi për Republikën dhe për qytetarët tanë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika