Sveçla takon Hovenierin, bisedojnë për sigurinë e për projektet me SHBA-në

Ministri Sveçla bën të ditur se ka falënderuar ambasadorin Hovenier pas donacionit të ambasadës amerikane prej 250 kamerash trupore për Policinë e Kosovës. Temë diskutimi mes Sveçlës e ambasadorit Hovenierit ishin siguria e projektet e përbashkëta

Siguria e përgjithshme në vend dhe projektet e përbashkëta në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian ishin temat e diskutimit në mes ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin Hoveneir gjatë të martës.

“Kisha kënaqësinë të pres sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”, ka shkruar ai.

Tutje, Sveçla njofton se ka falënderuar ambasadorin Hovenier pas donacionit të Ambasadës amerikane prej 250 kamerash trupore për Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës është pajisur me një donacion prej 250 kamerash të trupit dhe 113 kamera të instaluara në vetura, të siguruara përmes një projekti të përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Policia pajiset me 250 kamera të trupit dhe 113 të instaluara në vetura

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika