Sveçla takon Peach-in, diskutojnë për sigurinë në veri të vendit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend, me fokus të veçantë në veriun e Kosovës

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe i dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, 4 prill 2024.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të enjten ka takuar të dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin, ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për atë në veri të vendit.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar se takimi me Peach-in ishte i “frytshëm”.

“Takim shumë i frytshëm teksa biseduam për situatën e sigurisë në Republikën tonë, veçanërisht në veriun e vendit tonë. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për institucionet tona të sigurisë është e vazhdueshme, me ç’rast i kam shprehur Lordit Peach mirënjohjen time të thellë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla gjithashtu ka thënë se Policia e Kosovës “përkundër sfidave në detyrat e saj për të cilat biseduam me Lord Peach, në çdo kohë është në dispozicion dhe adresë e të gjitha komuniteteve në mbarë vendin, veçanërisht atyre që jetojnë në Veriun e vendit tonë”.

“Në këtë drejtim, Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve në luftimin e krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm dhe zhvillimit të policimit në komunitet në mënyrë që të jemi sa më afër dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje ministri Sveçla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika