Sveçla: Ura do të hapet, s’ka ndonjë arsye që të mos hapet

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ura e Ibrit në Mitrovicën e Veriut do të hapet për qarkullim të veturave, ndërsa koha e saktë e hapjes, sipas tij, do të vlerësohet nga ekspertët.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut, më 6 gusht 2024 (Foto: REL)

“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye që të mos hapet. Tash, kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve”.

Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimi të tij në Mitrovicë të Veriut, kur u pyet nëse ura e Ibrit duhet të hapet për qarkullim të veturave.

Sveçla e ka mbrojtur aksionin e autoriteteve të Kosovës të ndërmarrë më gjatë së hënës (dje), kur u mbyllën nëntë degë të Postës së Serbisë në veri.

“Çfarë janë duke bërë institucionet e Kosovës është shumë normale. Ato nuk kanë pasur licencë”, ka theksuar Sveçla për Radion Evropa e Lirë.

Në vizitën e tij në urën e Ibrit, Sveçla shoqërohej nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka publikuar edhe një video në rrjetin social Facebook, ku shihen duke u bërë matjet e stabilitetit të Urës së Ibrit.

Qeveria e Kosovës ka nisur konsultimet me partnerët e saj ndërkombëtarë për rivitalizimin e urës dhe ua ka prezantuar atyre një plan për këtë.
Megjithatë, shtetet e QUINT-it e kanë kundërshtuar planin e qeverisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika