Sveçla uron festën e Vitit të Ri, përmend një projekt të pandalshëm të cilit i ka ardhur koha

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për festën e Vitit të Ri. Ndërsa, theksin e veçantë e ka vendosur te zyrtarët policor që ka thënë se mund të jenë në shërbim të shtetit dhe ka shtuar se puna e tyre mund të jetë motiv që të punojmë më shumë në vitin që po ia nis

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka uruar qytetarët e Kosovës për festën e Vitit të Ri, me theks të veçantë zyrtarët policor të Republikës së Kosovës dhe ka shtuar se ka të atillë që tashmë janë në shërbim duke kryer detyrën e tyre.

Sveçla ka shkruar se puna dhe përkushtimi i zyrtarëve policor është motiv që të punojmë dhe përpiqemi më shumë në vitin që po ia nis.

Gjersa, ka shkruar se projekti që i ka ardhur koha është forcimi i Kosovës ashtu siç duan të gjithë dhe që nuk mund ta ndalë askush.

“Ndaj sot, gjej rastin që t’ua uroj Vitin e Ri zyrtareve e zyrtarëve policor të Republikës së Kosovës, Zjarrëfikësve, Shërbyesve civil kudo në administratën tonë, grave dhe burrave, vajzave dhe djemve që me besnikëri e shpesh edhe me vetëmohim e këmbëngulje i shërbejnë vendit. Shumë nga ata e ato sonte në ndërrimin e viteve do të jenë në shërbim, në detyrë.Puna dhe përkushtimi i tyre janë motiv shtesë për të punuar e përpjekur edhe më shumë në vitin që po ia nis.Nuk ka asgjë që e ndal një projekt që i ka ardhur koha. Ai projekt është forcimi i Republikës së Kosovës ashtu siç e duam e ashtu siç e meritoni ju të dashur bashkëqytetarë”, ka shkruar Sveçla.

Rëndësi në postimin e tij, Sveçla u ka kushtuar edhe bashkëatdhetarëve, duke iu uruar edhe atyre çdo të mirë në familjet e tyre dhe pushime të mbara, duke theksuar gjithashtu edhe një udhëtim të lehtë për ta.

“Sonte në familjet tona i kemi dhe bashkëatdhetarët tanë që na vizitojnë për çdo vit. I uroj atyre çdo të mirë në familjet e tyre, pushime të mbara e udhëtim të lehtë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai në postimin e tij ka thënë se viti 2022 që po lëm pas ka pasur arritje dhe projekte të përmbushura për të cilat kanë punuar shumë burra e gra të Kosovës.

“Viti që po lëmë pas ishte i mbushur me sprova e arritje, me projekte të përmbushura dhe nisma shpresëdhënëse. Për to kanë punuar me përkushtim mijëra burra dhe gra në shtetin tone”, ka thënë Sveçla.

 

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika