Sveçla vitin 2023 e cilëson sfidues për sigurinë e vendit dhe të suksesshëm për policinë

Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo ilegaliteti, që cenon sigurinë e vendit dhe të qytetarëve, do të vazhdojë të jetë prioritet për Qeverinë, thotë ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se si qeveri, lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo ilegaliteti, që cenon sigurinë e vendit dhe të qytetarëve, do të vazhdojë të jetë prioritet.

Sveçla ka theksuar se mbështetja ndaj policisë do të vijojë e do të rritet më tutje.

Ai përmendi edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, si pasojë e të cilit humbi jetën rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Ishte një vit sfidues për sigurinë e Kosovës, por edhe një vit i suksesshëm për Policinë e Kosovës. Vitin që po lëmë pas u ballafaquam me sulme të njëpasnjëshme të strukturave të Serbisë ndaj zyrtarëve tanë policorë, e me sulm terrorist që mori jetën e rreshterit policor Afrim Bunjakut. Lufta ndaj së keqes duhet të jetë norma e pashkelur e shoqërisë sonë”, tha Sveçla.

Ministri Sveçla falënderoi edhe gazetarët, të cilët përgjatë vitit 2023 ishin cak i sulmeve në veri.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika