Sveçla viziton brezin kufitar në veri: Policia po i mbron me vigjilencë kufijtë pavarësisht sulmeve terroriste të Serbisë

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, tha se policia po vazhdon të mbrojë me vigjilencë kufijtë, pavarësisht 115 sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vizitoi të enjten brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi fshatin Bërnjak, që shtrihet përgjatë Liqenit të Ujmanit.

Pak orë pasi autoritetet serbe ia refuzuan kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës, Sveçla, përmes një postimi në Facebook, shkroi se së bashku me zyrtarët policorë, bisedoi për nevojën e avancimit të kapaciteteve në menaxhimin efikas të brezit kufitar.

Ai tha se policia po vazhdon të mbrojë me vigjilencë kufijtë, pavarësisht 115 sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë.

“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Kufirit Fehmi Xhata, sot kemi vizituar brezin kufitar verior mbi fshatin Bërnjak. Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbron kufijtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë. Bashkë me ekipin, zyrtarët policor kufitar e të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit biseduam për nevojën e avancimit të kapaciteteve tona në pikat kufitare e në menaxhimin sa më efikas të brezit tonë kufitar”, shkroi ai.

Mbështetja e tij, siç thotë ministri i këtij dikasteri, nuk do të mungojë për Policinë e Kosovës për të garantuar siguri e integritet të Republikës sonë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika