Sveçla: Vulin ishte njëra nga lidhjet Beograd-Moskë, promotor i idesë së “Botës Serbe”

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Prezencën e Vulinit në “Konferencën e sigurisë” në Moskë, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e quajti “provë” të shërbimit të Serbisë si vegël nga ana e Rusisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se shefi i shërbimeve sekrete të Serbisë, ish-ministri i brendshëm, Aleksandër Vulin, mbetet një ndërmjetësues i presidentëve Putin e Vuçiq, që duhet mbajtur mend si një ndër promotorët kyçë të “Botës serbe”.

Ky reagim i ministrit Sveçla vije pas sanksionimit të Vulin nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasditen e së martës. Prezencën e Vulinit në “Konferencën e sigurisë” në Moskë, Sveçla e quajti “provë” të shërbimit të Serbisë si vegël nga ana e Rusisë.

“Nuk na bëhet qejfi që në pozita qeverisëse në Serbi ka kriminelë, sepse ne si Kosovë nuk dëshirojmë të keqen e askujt. Qejfi do të na bëhej po të kishim politikanë të përgjegjshëm, mendjehapur dhe të pakorruptuar te të gjithë vendet fqinj…. Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin. Kohët e fundit, Vulini kishte marrë pjesë dhe në ‘konferencën e sigurisë’ të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pademillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit. Klika e përfaqësuar nga Vuçiqi e Vulini e aleatët e tyre janë sputnikë të Kremlinit, edhe pse vazhdimisht luajnë lojën e ‘të paangazhuarve’. Me rëndësi është dhe të kujtojmë që Vulini, i sanksionuar sot nga SHBA-të, njihet dhe si një nga promotorët kryesorë të idesë të ‘Botës Serbe’, frymëzuar nga ideja e ‘Botës Ruse’”, ka shkruar Sveçla.

Ky i fundit kujtoi edhe një deklaratë të Vulinit të dy viteve më parë, gjersa theksoi se Vuçiq mbetet i udhëhequr nga politikat e Vulinit.

“Në korrik 2021, Vulin thoshte ‘Që Bota Serbe të bëhet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, të udhëhiqet mirë, të ketë një ushtri që është e aftë ta ruajë atë dhe serbët pa marrë parasysh se ku jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë, duhet të bëjmë gjithçka për të vazhduar politikën e Aleksandër Vuçiqit’. Ende deri më sot Vuçiqi dhe udhëheqësit e Serbisë nuk janë distancuar nga projekti kërcënues ‘Bota Serbe’, nuk janë distancuar nga Rusia, nga krimet e të shkuarës, e as nga Millosheviqi. Ata ende udhëhiqen nga politikat e proklamuara nga Vulini, që sot u sanksionua nga SHBA.”, ka shkruar Sveçla.

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, është bërë pjesë e listës së personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Thesarit,  thuhet se Vulin kishte shfrytëzuar pozicionin e tij për të lehtësuar aktivitetet politike dhe interesat personale dhe për rrjedhojë, kishte lehtësuar aktivitetet ruse në Serbi dhe rajon, duke cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Vulin ishte përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës gjersa përmendet edhe qëndrimi i tij prorus.

Vulin është drejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë së Serbisë dhe më parë ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Brendshëm.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika