Syla: Investimet në projekte solare e forcojnë sigurinë nacionale të vendit

Sipas Afrim Sylës nga kompania "Elen", investimet në projekte solare do të rrisin sigurinë nacionale dhe ekonominë e vendit.

Afrim Syla nga kompania “Elen”

Afrim Syla nga kompania “Elen”, në “Debat Plus” ka thënë se vendi ynë mund të eksportojë energji në të gjithë Evropën.

“Investimet që vinë të huajat me kapacitete të mëdha nuk e kanë synim tregun e Kosovës. Përmes linjës 400 kw, me Shqipërinë ne mundemi me eksportu në krejt Evropën energji elektrike”, tha ai.

Syla tha se shteti i Kosovës përfiton nëse investohen miliona euro në projekte solare. Sipas tij, investimet në energjinë solare e rrisin edhe sigurinë nacionale të Kosovë.

“Shteti përfiton prej asaj sepse nëse investon 50 milionë euro në një projekt solar 100 megawat, dhjetëra milionë mbesin këtu me fuqi punëtore, me shpenzimet e ushqimit, naftës, makinerive. Në momentin që vjen një investim i tillë e forcon shtetin. Kur vinë 200 milionë euro investime nga një shtet gjerman apo francez, rritet edhe siguria jonë nacionale”, tha ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika