Syla: Kurti e ka pranuar bindshëm Asociacionin dhe propozimin evropian

Ish-këshilltari i Thaçit, Ismail Syla ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar në formë shumë bindëse planin franko-gjerman përfshi edhe asociacionin si të ishte "bulevardi më i stolisur në botë”

Ish-këshilltari i Thaçit, Ismail Syla

Ish-këshilltari i Thaçit, Ismail Syla ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar në formë shumë bindëse propozimin evropian dhe asociacionin.

“Në debatin e fundit, kryeministri Kurti aq në mënyrë bindëse e ka mbrojtur planin franko-gjerman sa mund të bëjmë dallimin me personin që shet lopën në pazar”, ka thënë Syla në RTV Dukagjini.

Syla ka theksuar se kreu i ekzekutivit ka arritur të na bind që Asociacioni dhe propozimi evropian është bulevardi më i stolisur në botë.

“Në diskutimin e fundit kryeministri Kurti na bindi që Asociacioni dhe plani-franko-gjerman është bulevardi më i stolisur në botë”, ka thënë ish-këshilltari i Thaçit, Ismail Syla në emisionin “Debat Plus“.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika