Sylë Tahirsylaj: Sot, të shtunën dhe të hënën do të ketë reshje intensive të shiut, por pa shkaktuar vërshime

Meteorologu, Sylë Tahirsylaj, i ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull”, ka njoftuar publikun se gjatë ditës së sotme, të shtunën dhe të hënën do të ketë reshje të shiut intensive pa shkaktuar vërshime, por vetëm një degradim të natyrës, përkatësisht, në vendet kodrinore-malore, në bjeshkë ku ka shkallë të lartë të dëmtimeve të pyjeve.

“Ditën e sotit, të shtunën dhe të hënën. Tri ditë do të ketë reshje shiu, të cilat janë intensive, që do të shkaktojnë jo vërshime, por një degradim të natyrës, përkatësisht, në vendet kodrinore-malore, në bjeshkë ku ka shkallë të lartë të dëmtimeve të pyjeve. Por, vërshime intensive nuk do të ketë si më parë, por një situatë pothuajse e pranueshme pasi që jemi në stinën e vjeshtës. Temperaturat do të luhasin, sidomos, në vendet kodrinore-malore, p.sh në ditën e premte do të jenë 1-14 gradë, ndërsa në ditën e shtunë do të jenë 9-12 shkallë”, ka thënë Sylë Tahirsylaj.

Ndërsa, Sylë Tahirsylaj ka thënë se do të ketë reshje të dobëta të borës në vendet kodrinore-malore me lartësi mbidetare prej 1700 metrash, të cilat do të jenë të paqëndrueshme si rezultat i uljes së temperaturës me nivelin e tokës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika