Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, e ka kujtuar atentatin e 15 marsit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova si një ngjarje e “rëndësishme” dhe “traumatike” e vendit tonë, menjëherë pas luftës së fundit.
Sylejmani ka thënë se atentati ndaj ish-presidentit Rugova ka qenë një ngjarje që ka shqetësuar opinionin publik, por edhe ka çrregulluar edhe shumë veprime ndaj rrugëtimit të Kosovës për shtetformim dhe pavarësimin e vendit.
Sylejmani tek “Mendja Kriminale” deklaroi se atë kohë ka qenë drejtor i Departamentit të Hetimeve të Shërbimeve Policore [Policisë së Kosovës].
“Atentati ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova ka ndodhur më 15 mars 2005. Një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe traumatike në historinë e Kosovës pas luftës. Rugova njihej për angazhimet e tij për zgjidhjet e presionit të konfliktit të Kosovës me Serbinë. Kjo ngjarje ka shqetësuar edhe opinionin, i ka çrregulluar edhe shumë veprime të asaj kohe që ka qenë rrugëtimi drejt kompletimit të shtetformimit dhe drejt shkuarjes së pavarësimit të vendit”, vijoi ai.
Sylejmani ka theksuar se takimi i Solanës dhe Rugovës duhet të analizohet në disa kënde, së pari duhet të shikohet kontekstin politik të kohës dhe pastaj elemente si “krimin e organizuar, motivet politike, elementet ekstremiste”.
Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, për atentatin ndaj Rugovës deklaroi se ka qenë i mirëorganizuar dhe me një parapërgatitje, por që fatmirësisht nuk ka pësuar as eksorta e as presidenti, vetëm dëme materiale.