“Syri Gjelbër”, platforma online në Shqipëri për mbrojtjen e ambientit

“Protection and Preservation of Natural Environment” në Shqipëri ka bërë thirrje që rastet e krimit mjedisor të raportohen në një platformë online me emrin “Syri Gjelbër”.

Misioni i kësaj platforme është të mbledhë rastet e krimit mjedisor dhe t’i raportojë ato tek institucionet përkatëse si: inspektorati shtetëror, bashkitë apo administratat rajonale të Zonave të Mbrojtura.

May be an image of text that says "syrigjelber.info"“Këto krime janë të pranishme kudo, në çdo veprim që dëmton mjedisin natyror dhe gjithçka që gjendet në të, si prerja e pemëve, gjuetia e paligjshme, zjarrvënia e qëllimshme, helmimi, ndotja e habitateve”, thuhet në njoftimin e shoqatës

Portali online është lehtësisht i përdorshëm për këdo që ka vullnetin për të raportuar një krim mjedisor. Ju mund ta raportoni edhe pa dhënë të dhënat personale.

May be an image of fire, tree and outdoors

 

Kjo shoqatë mjedisore bën thirrje për ruajtjen e pasurive natyrore të Shqipërisë.

“Na ndihmoni të ruajmë pasuritë natyrore të vendit tonë”, është shkruar në një postim në faqen e tyre zyrtare në facebook.

May be an image of bird and nature

 

Përpunimi i kësaj platforme u realizua në kuadër të projektit “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika