Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Twitter, pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e drejtësisë dhe zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ndërkaq, ai ka theksuar se Kosova po përparon në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian.
“BE do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë dhe zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa përparon në rrugën e saj të integrimit në BE”, ka shkruar Szunyog.
The 🇪🇺#EU will continue supporting the justice sector and the implementation of the rule of law in Kosovo, as it advances on its EU integration path.
(2/2)— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 7, 2022
Po ashtu, ai ka potencuar se në takimin e sotëm me kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, është diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë se gjyqësorit dhe bashkëpunimit mes ekzekutivit dhe gjyqësorit.
“Sot ka pasur një takim konstruktiv me kryetarët e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës. Diskutuam zhvillimet e fundit brenda sistemit të drejtësisë dhe theksuam rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe bashkëpunimin midis ekzekutivit dhe gjyqësorit”, ka bërë të ditur Szunyog, në postimin e tij.
Had a constructive meeting with the Chairs of 🇽🇰#Kosovo's Judicial and Prosecutorial Councils today.
We discussed recent developments within the justice system & emphasised the importance of judicial independence and cooperation between the executive and judiciary.
(1/2) pic.twitter.com/29ZwQGfyPU— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 7, 2022