Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar ashpër veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Ai ka bërë sërish thirrje për uljen e tensioneve.
“BE-ja në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër @NATO_KFOR trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar Szunyog.