Szunyog: Komunitetet pakicë luajnë rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog të hënën ka pritur në takim përfaqësues të komuniteve pakicë për të diskutuar rolin dhe mbështetjen e tyre në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Szunyog përmes një postimi në Facebook ka thënë se përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike në Kosovë dhe luajnë “rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës”.

“Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike të Kosovës dhe luajnë një rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës. Kontributi i tyre në arritjen e progresit në rrugën e integrimit të Kosovës në BE është i domosdoshëm”, ka thënë Szunyog.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika