Szunyog kujton Rugovën: Mbahet mend për qasje paqësore e cila nevojitet shumë këto ditë

Szunyog ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 17-vjetorin e vdekjes së tij

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në rastin e 17-vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka bërë homazhe te varri i tij.

Szunyog u shpreh se Rugova do të mbahet mend si promotor i një qasjeje paqesore, jo të dhunshme, për arritje të qëllimeve politike, ndërsa ka theksuar se është gjë që nevojitet në këto ditë.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se trashëgimia e lënë nga Rugova jeton gjithmonë.

“Dr. IbrahimRugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore dhe jo të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike, e cila është shumë e nevojshme këto ditë. Trashëgimia e tij jeton. U preftë në paqe”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika