Në 15 vitet e fundit, Bashkimi Evropian (BE) i ka investuar më shumë se 85 milionë euro në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog përmes një shkrimi në Twitter.
Sipsa tij, BE synon që përmes investimeve të saja ta përmirësojë cilësinë e arsimit në Kosovë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, dua të theksoj se arsimi është çelësi i zhvillimit! Kjo është arsyeja pse BE-ja vazhdon të investojë në arsimimin e të rinjve në Kosovë. Nga viti 2007 deri në 2022, BE-ja ka investuar më shumë se 85 milionë euro në përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë në Kosovë”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Ndërkaq, në ditën Ndërkombëtare të Rinisë, është mbajtur një protestë simbolike me parullën “Kur bëhet mirë”.
Në sheshet e Prishtinës janë vendosur valixhe, si simbolikë për të rinjtë që po largohen nga vendi.