Szunyog për Marrëveshjet e Procesit të Berlinit: Shpresoj në ratifikim të shpejtë nga Kuvendi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se gëzohet që Kosova po i afrohet ratifikimit të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar tri projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Më vjen mirë që Kosova po i afrohet ratifikimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit për lirinë e lëvizjes dhe njohjen e kualifikimeve profesionale dhe akademike në BB. Pas miratimit të projektligjeve nga Qeveria, shpresoj në një ratifikim të shpejtë nga Kuvendi”, shkroi ai.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 127-të, në të cilën ka miratuar tri marrëveshjet që u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në nëntor të vitit të kaluar.

Ekzekutivi, në mbledhjen e 8 shkurtit, ka miratuar marrëveshjen për liri të lëvizjes me letërnjoftime me Bosnje Hercegovinën, marrëveshjen për njohje të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve është tregues i përkushtimit dhe angazhimit të Kosovës për bashkëpunim rajonal.

Të gjitha marrëveshjet e miratuara nga Qeveria në mbledhjen e 127-të

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika