Szunyog përcjell nga afër votimin në veri

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar fshatin Çabra në Komunën e Zubin Potokut, pikërisht në ditën kur po mbahet votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve në katër komunat veriore

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë ditës së sotme kur po mbahet votimi në veri, ka vizituar fshatin Çabra në Komunën e Zubin Potokut.
Përmes një postimi në platformën X, Szunyog është shprehur se po merr pjesë në vëzhgimin diplomatik të organizuar nga BE.

Ai është shprehur se janë 17 ekipe me rreth 60 persona në terren, që po e vëzhgojnë votimin në qendra të ndryshme.

“Shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere synojnë të fitojnë njohuri në procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave”, ka shkruar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë me dije detajet se pjesëmarrja e votuesve është minimale në katër komunat e veriut.

Lexo më shumë: Dalje e ulët e qytetarëve në votim, KQZ njofton për detajet

“Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok shtatë votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 32 votues”, ka thënë Radoniqi.

Ai ka thënë se duke u mbështetur nga të dhënat që kanë pranuar, qendrat e votimit vazhdojnë të jenë të hapura.

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika