Szunyog: Qeveria s’i ka marrë parasysh komentet e BE-së për Ligjin e Zyrtarëve Publikë

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka pasur kritika për Qeverinë e Kosovës, për mënyrën se si është miratuar ligji për zyrtarët publikë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se para se të votohej në mënyrë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës, është dashur të ketë konsultime publike.

“Dy miratime në vitin e kaluar, ligjin për paga, ligjin për zyrtarë publikë, nuk pajtohemi me qasjen e kuvendit për t’i miratuar ligjet në procedurë të shpejtë, sepse ligje të tilla duhet të ngërthejnë diskutime apo konsultime publike, ato nuk janë bërë në bazë të rregulloreve. Këto konsultime është dashur të bëhen. Është e rëndësishme që qeveria të tregojë se çfarë veprime janë marrë për sa i përket procesit të konsultimit”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se asnjë koment i bërë nga BE-ja nuk është marrë parasysh nga
Qeveria në lidhje me ligjin për zyrtarët publikë.

“BE-ja nuk pajtohet me mënyrën se si qeveria ka vendosur ta shqyrtojë këtë ligj, dhe më vjen keq të them se komentet e bëra nga BE asnjëra nuk është marrë parasysh nga qeveria apo parlamenti”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ligji i miratuar i vendos punëtorët e sektorit publik para rrezikut të korrupsionit dhe ndikimit publik.

Ligji i ri sipas tij nuk do të sjellë kushte për të rekrutuar njerëz në pozita të lira.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika