Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.
Në një postim në llogarinë e tij në “X”, Szunyog tha se Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes.
Ai po ashtu, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për organizimin e ceremonisë.
“I nderuar për nder të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugovës në 18 vjetorin e vdekjes së tij. Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes. Faleminderit Presidentes Vjosa Osmani, për organizimin e kësaj ceremonie”, shkroi ai.