Szunyog thotë se Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me BE-në

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka mbështetur ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës dhe është shprehur i lumtur për këtë zhvillim

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog





Në seancën plenare të së premtes së 14 tetorit, pozita dhe opozita kanë ratifikuar pesë marrëveshje ndërkombëtare.

Sa i përket ratifikimit të këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare ka reaguar dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyoug përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur miratimin e këtyre marrëveshjeve, duke thënë se në këtë mënyrë Kosova ka intensifikuar bashkëpunimin me BE-në. Mes tjerash, ai është shprehur se jam i lumtur dhe mirënjohës për këtë zhvillim.

Gjatë seancës së 14 tetorit vendimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit, BE dhe Kosovë, është ratifikuar me 81 vota për. Në këtë seancë është ratifikuar dhe marrëveshja mes Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut me 85 vota për.

Po ashtu, 86 deputët kanë mbështetur amandamentin e dytë për marrëveshjen financiare mes Republikës së Kosovës për programin “IPA 2015”.

Ndërsa, marrëveshja financiare mes Kosovës dhe BE-së është ratifikuar me 85 vota për, për programin “IPA 2018”.

Mes tjerash, është ratifikuar e njëjta marrëveshje edhe për programin “IPA 2021”.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika