Tabaku: Nuk ka të ardhme për shqiptarët përtej BE-së

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku ka thënë se përderisa kryeministri Edi Rama është në pushtet, Shqipëria nuk do të hyjë në BE

Jorida Tabaku

Në Ditën e Evropës, deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Jorida Tabaku ka thënë se nuk ka të ardhme për shqiptarët përtej Bashkimit Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale Facebook, Tabaku ka thënë se me kryeministrin Edi Rama, rrezikon të ngelet në vend për sa i përket integrimit drejt BE-së.

“Evropa duhet të jetë këtu por ajo po shndërrohet në një pritje të një date që me sa duket kurrë nuk do të vijë me Ramën në pushtet. Fuqia e integrimit është e madhe aq sa ndryshon rrjedhën e një vendi”.

”Prandaj, duhet ti japim mundësinë shqiptarëve të jenë përfituesit dhe kontribuuesit e BE-së”, ka thënë Jorida Tabaku.

Jorida Tabaku

Sipas saj, “Europa e bashkuar, për të cituar Adenhauer, që ëndrra e disave. U kthye shpresa e të shumtëve. Sot është domosdoshmëri për të gjithë ne!”, ka shtuar Tabaku.

Evrops e feston 9 majin – Dita e Evropës, kur shënohet përvjetori i Deklaratës historike të ministrit francez të Punëve të Jashtme, Robert Shuman, i cili më 9 maj 1950 propozoi model të ri të bashkëpunimit ekonomik dhe politik në Evropë, përkatësisht formim të Komunitetit Evropian për Qymyr dhe Çelik, transmeton “Telegrafi”.

Çdo vit, institucionet e BE-së e festojnë këtë ditë përmes organizimit të një spektri të gjerë aktivitetesh: udhëtime, debate, konferenca, evenimente kulturore, përmes të cilave merren më shumë informata për Bashkimin Evropian dhe funksionimin e tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika