Tahiri: As Lajçak e as ndonjë institucion s’mund ta ndalë integrimin e Kosovës në BE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se asnjë person nuk mund të pengojë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj komentit të emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili kishte theksuar se formimi i Asociacionit është i nevojshëm për integrimin e Kosovës në BE.

Tahiri ka theksuar se askush nuk mund ta ndalë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të koordinojë politikën e saj me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, ai ka bërë thirrje për zbatimin e premtimit të dhënë pa dëmtuar vendin.

“Rrugëtimin e integrimet evropian të Kosovës nuk mund ta ndalë as Lajçaku e as një institucion. Kosova duhet që të bashkërendojë politikën e saj me BE-së e ShBA-së. Premtimet që i ka bërë duhet t’i realizojë pa dëmtuar vendin”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me deklaratën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari-Lilës, se opozita mund të ndryshojë qëndrimin e saj për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Tahiri ka theksuar se nëse pozita nuk i përgjigjet kërkesave të opozitës për përkrahjen e Policisë dhe rritjen e koeficientit të pagës, ata nuk do të votojnë për këto marrëveshje.

Tahiri ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave, në Kuvend do të trajtohen dy kërkesa të ngritura nga AAK.

Së pari, ata shpresojnë që të miratohet një rezolutë që do të rrisë koeficientin e pagave nga 105 euro në 129 euro.

Së dyti, ata kërkojnë miratimin e një deklarate që mbështet rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila është një dokument thelbësor për Kosovën pas luftës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika