Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se emisari i ShBA-së, Gabriel Escobar ka kërkuar nga Kurti pergjigje për Asociacionin.
Tahiri ka thënë se asociacioni është punë e Kurtit dhe se ka ardhur në pushtet duke e kundershtuar, sipas saj tani kryeministri Kurti duhet të pyetet.
“Emisari amerikan Escobar kërkoi nga Kurti përgjigje për Asociacionin, ky dokument ka dal sot në media. Për shumë media që më kanë shkruar sot për ta komentuar, pergjigja ime është kjo: Asociacioni është punë e Kurtit, ka ardhur në pushtet duke e kundërshtuar, tani atë duhet ta pyesni”, thuhet në postimin e Edita Tahirit.
Të mërkurën e 19 tetorit, kryeministri Kurti, pas takimit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ka thënë se emisari Escobar është mik i madh i Kosovës dhe kontribuues i paqes dhe demokratizimit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Kreu i Qeverisë, Kurti ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.