Tahiri: BE duhet të jetë e prerë me Serbinë dhe të ndalë hipokrizinë e saj

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet të martën e gjashtë dhjetorit në Tiranë, duhet që "BE të jetë e prerë me Serbinë dhe të ndalë hipokrizinë e saj"

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri





Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me diskutimet që do të bëhen në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet të maartën e gjashtë dhjetorit në Tiranë.

Përmes një postimi Tahiri ka pyetur se “edhe sa kohë BE-ja do ta toleroj Serbine me politikën e saj hipokrite “edhe me Rusinë edhe me perëndimin.”

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë ka shtuar se është koha që BE-ja të jetë e prerë me Serbinë “dhe ta ndal hipokrizinë e saj për hir të paqes dhe stabilitetit ne rajon”.

Tahiri ka theksuar se samiti që do të mbahet në Tiranë këtë të martë “duhet të zgjedh këtë çështje”. Sipas saj, “ndër shumë çështje që ngarkojnë Ballkanin kjo është çështja e parë që duhet zgjidhur”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika