Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë që Bashkimi Evropian duhet të lëvizë me njohjen nga pesë vende që nuk e njohin Kosovën si shtet.
Në këtë mënyrë, sipas saj, do të kontribuonte në paqen për Ballkanin.
Në të kundërtën, sipas Tahirit, BE-ja do të përfundojë si dështuese e dialogut.
“BE duhet të lëvizë me njohjen e 5 vendeve të Kosovës. Ky do ishte kontribut për paqen në Ballkan, përndryshe do të përfundoj si dështuese e një dialogu që zgjati 12 vjet plus në fund tensione në rritje. Nëse nuk ndodh kjo zgjidhja do të jetë gjeopolitike. Tashmë kemi hyrë në epoken e luftës së ftohtë gjeopolitike mes perëndimit dhe lindjes. Vija gjeopolitike do të ndanë Ballkanin në këto linja. Ndërsa sulmi hegjemon i Serbisë ndaj Kosovës ishte nisje e tërheqjes së vijës gjeopolitike në Ballkan i nxitur nga Rusia; perëndimi duhet të veprojë tani!”, ka shkruar Tahiri.