Tahiri bën kërkesë ndaj Rames për anulimin e rrugëve njëkahëshe në Prishtinë

Nga vendimi i Komunës së Prishtinës për testimin në qarkore njëkahëshe për automjetet, Besnik Tahiri kërkon nga kryetari Përparim Rama, anulimin e këtij vendimi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ta anulojë menjëherë vendimin për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjete.

Tahiri përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se organizimi njëkahor i rrugëve në kryeqytet është bërë pa rezultat të qartë dhe me ndikim negativ.

Sipas tij, edhe pse qëllimi i deklaruar del të jetë ambiental, tollovia e shkaktuar nuk i shërben kësaj, duke shtuar se kolona të tilla rritin ndotjen e ambientit.

Ky reagim erdhi si pasojë e testimit nga vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, e cila ka krijuar kolona të gjata.

Testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet, bëhen kolona në Prishtinë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika