Tahiri-Borrellit: Nuk janë porositë e barabarta, duhet të jesh i zëshëm edhe me Vuçiqin

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri i është drejtuar shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell duke i thënë se duhet të jetë i zëshëm edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq teksa ka shtuar se duhet të dërgojë porosi të barabarta ashtu si për Kosovën njësoj edhe për Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell duhet të ketë porositë e njëjta, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë.

“Për Borrellin, porosia ime është të jenë të zëshëm edhe me Vuçiqin, që përmes strukturave ilegale po destabilizojnë Kosovën”.

Sipas tij, shihet qartë që Bashkimi Evropian nuk i ka porositë të ekuilibruara për Serbinë  dhe Kosovën.

“Beogradi po e destabilizon Kosovën me agjendë ruse”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se për AAK-në fokusi i Kosovës në dialog me Serbinë duhet të jetë në marrëveshje finale për njohje reciproke dhe se sipas tij, çdo veprim tjetër është humbje kohe.

“Për AAK-në, strategjia është e saktë, fokusi duhet të jetë në marrëveshje finale me njohje reciproke”.

Të hënën, Borrell në një konferencë për media pas raportimit që bëri para Këshillit të Ministrave të BE-së për zhvillimet e fundit në Kosovë, ka thënë se ai bashkë me emisarin evropian për dialogun, Miroslav Lajçak kanë hartuar propozimin e njohur si franko-gjerman që po përkrahet nga Franca e Gjermania.

Borrell, në një konferencë për media të hënën pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, tregoi se zgjidhja duhet të gjendet para 21 nëntorit.

“Do të nisim takime me kryenegociatorët. Pala kosovare po vjen sonte, jam i gatshëm të bisedoj me liderët, nëse negociatorët arrijnë te një zgjidhje praktike te çështja e targave, dhe atë para 21 nëntorit, që është afati i fundit. Nuk mund të arrijmë këtë datë, pasi do të jemi në situatë të rrezikshme. E dini se tërheqja e serbëve në veri nga Policia, gjyqësori, ka krijuar një vakum. Në këtë vakum më e keqja mund të ndodhë. Mesazhi nga Këshilli është i qartë, të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet, na duhet progres i qartë”, ka thënë Borrell.

Borrell nga Brukseli dha një porosi të qartë për Kosovën dhe Serbinë.

“Duhet të vendosin nëse duan të kthehen në të kaluarën, apo të shkojnë drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Joseph Borrell – përfaqësues i lartë i BE-së.

E për t’u dhënë fund mospajtimeve, Borrell tregoi se bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë hartuar një propozim, që po përkrahet nga Franca dhe Gjermania.

“Franca dhe Gjermania kanë qenë përkrahëse të propozimit, i ashtuquajturi propozim franko-gjerman. Është propozim nga unë e Lajçaku, që përkrahet nga Gjermania e Franca. Mund të them propozim evropian. Ne duam të dalim nga pozita e menaxhimit të krizave. Në dy-tri vitet e fundit jam marrë me menaxhim të krizave, targa, apo çfarëdo qofshin ato. Nuk është kjo mënyra se si zgjidhen problemet. Duam një qasje më strukturore. Dua të them se të dyja palët, nuk do të thosha se pajtohen, por nuk e refuzojnë propozimin. Kjo është shumë mirë”, ka shtuar Borrell.

Për situatën e krijuar në veri të Kosovës, Borrell ka raportuar gjatë ditës para Këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së, raportim që do ta vazhdojë edhe të martën. Përgjatë raportimit pritet të diskutohen edhe tema të tjera.

Borrell dëshiron zgjidhje: Jemi në situatë shumë të rrezikshme

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika