Tahiri: Deklaratat e Qeverisë kundër sistemit të drejtësisë janë kalkulime të liga

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë, se po dëmtojnë arritjet historike të sistemit të drejtësisë, duke i konsideruar deklaratat e fundit si kalkulime të liga dhe populiste

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se deklaratat e tri ditëve të fundit të Qeverisë kundër sistemit të drejtësisë janë kalkulime të ftohta dhe të liga.

Tahiri ka theksuar se qeveria me këtë gjuhë të kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrisë së Drejtësisë janë duke shkelur arritjet historike që sipas tij, ndodhin një herë në 100 vjet, e në veçanti në 25 vitet e fundit.

“Kurti me comrades dëshiron ta thyejë në mes, ta copëtojë këtë trashëgimi. Pastaj ligji dhe drejtësia mbeten vetëm një poligon i populizmit dhe propagandës nga njerëz të mbushur me mllef si rezultat i mungesës së arritjeve dhe humbjes së pashmangshme me 9 shkurt”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ditë më parë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ai është kundër që në krye të Prokurorisë së Shtetit të vijë Blerim Isufaj.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika