Konjufca: Tërheqja e mjeteve financiare nga Trust-i dëmton skemën pensionale

I pari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se tërhejqa e qindra miliona eruove nga kursimet pensionale do të dëmtojë skemën pensionale në vend

Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar ndërprerjen e seancës plenare të sotme të Kuvendit, ku pritej votimi i projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve financiare të qytetarëve nga Trusti.

Në një intervistë në ATV, i pari i Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur të gabuar idenë e tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti, pasi më këtë do të dëmtohej edhe skema pensionale.

“Me këtë shkatërrohet Trusti. Heqja e qindra miliona eurove të Trustit do të dëmtojë skemën, por edhe besueshmërinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Konjufca

Gjithashtu, Konjufca tregoi se ai personalisht nuk kishte tërhequr herën e kaluar 10 për qind të mjeteve të Trustit gjatë krizës në pandeminë koronavirusit.

PDK akuzon Konjufcën për ndërprerje të seancës për Trustin

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika