Tahiri: Dikur Qakorri e tash Asociacioni si kusht për liberalizimin e vizave

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, se ndonëse në të kaluarën “Qakorri” ishte kusht për liberalizimin e vizave, sipas saj tani po vendosen kushte të tjera e që në këtë rast është krijimi i asociacionit të Komunave me Shumicë serbe

Pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka deklaruar se Franca ka pezulluar procesin e liberalizmit të vizave, ka reaguar ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ndonëse në të kaluarën “Qakorri” ishte kusht për liberalizimin e vizave, sipas saj, tani po vendosen kushte të tjera e që në këtë rast është krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Ishte qakori, tash Asociacioni si kusht për liberalizimin, demarkacioni u mbërri bën kompromis ata që e kundërshtonin, tash radha te Kurti – Macron paska thënë hapur kushtin kryeministrit dhe presidentes, si dhe ka thënë se ata kanë premtuar, por se kanë mbajtur fjalën. Populli nuk i di këto gjëra sepse nuk tregojnë udhëheqësit tanë, por duhet ta kuptojë nga evropianët”, shkroi ajo.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar se çështja e liberalizimit të vizave, është pezulluar nga ana e Francës, sepse sipas tij, ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta Macron thotë se nuk po mbahet.

Kështu ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Macron thekson se pret nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë aketet e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Kurse nga ana e Kosovës, Macron pret që të njihet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Angazhimi i të dyja palëve që të ecin përpara sipas presidentit Macron, është kusht i paqes.

“E them me shumë qartësi që iu kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe e njëjta nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”, tha ai.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika