Tahiri: Dinari është çështje e brendshme, nuk duhej të bëhej temë në Bruksel

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se çështja e dinarit është e brendshme dhe se nuk duhej të bëhej temë në Bruksel

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur dhe rreth çështjes së dinarit.

Tahiri ka thënë se kjo çështje nuk do të duhej të bëhej temë diskutimi në Bruksel.

Ai është shprehur se kjo është një çështje e brendshme të cilës duhet t’i jepet një zgjidhje në Kosovë me partnerët ndërkombëtarë.

“Euro është valuta e vetme në Kosovë. Për këtë temë duhet të ketë diskutime të brendshme në Kosovë dhe assesi tema e dinarit të kalojë temë në Bruksel. Kjo është çështje e brendshme, kësaj çështjeje duhet t’i ipet një zgjidhje në Kosovë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë ai.

Sipas shefit të grupit parlamentar të AAK-së, nuk ka logjikë që një çështje e brendshme të bëhet temë ndërkombëtare.

“Ajo që duhet të bëjë qeveria është që këtë temë ta diskutojë në Kosovë me palë të interesuara, a është BE apo ShBA, duhet të diskutohet në Prishtinë, pse duhet të shkojmë në Bruksel për valutën e Kosovës?. Nuk ka logjikë që një çështje e brendshme të bëhet temë ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika