Tahiri: Drejtori i KEK-ut duhet të shkarkohet, gjuha e Kurtit e papranueshme

Abelard Tahiri, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit si i dyshuar për keqpërdorim të pozitës së tij.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Krasniqi nga qendra e paraburgimit është duke e drejtuar KEK-un.

Ai e ka kritikuar gjuhën e përdorur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij, duhet ta shkarkojë drejtorin e KEK-ut e jo ta mbrojë atë.

“E konsiderojmë të papranueshëm dhe të ashpër, reagimin e kryeministrit në lidhje me arrestimin e drejtorit të KEK-ut. Ai e mban ende pozitën e drejtorit të KEK-ut, tashmë është në paraburgim, ai nga paraburgimi e drejton korporatën më të rëndësishme energjetike në vend, është e dëmshme. Ajo që duhej të ndodhte është që ky person të shkarkohet, bordi të shkarkohet, të merren masa edhe ndaj akterëve tjerë për keqpërdorimet që kanë ndodhur”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë se PDK-ja është duke përgatitur kallëzime penale në Prokurorinë Speciale, në lidhje me keqpërdorimet në sektorin e energjisë.

“Në komisionet hetimore kanë dalë abuzime që jemi duke i proceduar si kallëzime penale në prokurorinë speciale. Për ne është e papranueshme që drejtori vazhdon të jetë në paraburgim dhe në krye të KEK-ut”, ka thënë ai.

Tutje, Tahiri ka bërë të ditur se do ta ftojnë kryeministrin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për ta informuar opozitën dhe qytetarët në lidhje me keqpërdorimet në KEK.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika