Tahiri drejtuar Qeverisë: Pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes me Serbinë?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri





Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, për lëvizjen e lirë.

Tahiri ka theksuar se kjo marrëveshje ishte arritur në vitin 2011, dhe ka shtruar pyetje në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për arsyet se pse ende nuk është publikuar teksti i marrëveshjes.

“Marrëveshja për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë të 2011 u arrit për letra shoqëruese, ajo e targave po pritet. Pyetja është pse nuk po publikohet teksti i kësaj marrëveshjeje?”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Më 27 gusht të këtij viti, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka dhënë lajmin se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia kishte rënë dakord t’i shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, kishte shkruar Borrell.

Ndërkaq, të dielën në Serbi është bërë publike një letër e cila parashihet të vendoset në pjesën serbe të kufirit. Kjo letër tregon se dokumentet e Republikës së Kosovës do të pranohen për lëvizje të lirë, por se ato nuk nënkuptojnë pranimin e pavarësisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika