Tahiri: Edhe ndaj Hashim Thaçit ka pasur shumë kërcënime

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, lidhur me raportimet rreth planifikimit të një atentati kundër kryeministrit Albin Kurti, ai ka thënë se gjatë presidencës së Hashim Thaçit ka pasur shumë kërcënime të tilla. Tahiri ka shtuar kjo çështje i vendos "hije të keqe" AKI-së dhe institucioneve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, lidhur me raportimet rreth planit për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se në kohën kur ishte president Hashim Thaçi ka pasur shumë kërcënime të tilla.

Ai ka thënë se kjo çështje i vendos “hije të keqe” AKI-së dhe institucioneve sepse nuk dihet nëse ka pasur me të vërtet kërcënim apo vetëm lajm i rrejshëm.

“Janë njerëz që duhet te inkuadrohen dhe te merren masa që te mos vie deri te ajo pikë. Reagimi i institucioneve të Maqedonisë ishte për keqardhje”, ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën.

Ndërsa, Besnik Tahiri nga AAK-ja, ka thënë se kjo çështje është përdor për qëllime politike.

Ndryshe, Tahiri ka kërkuar nga mazhoraca që të reflektoj në lidhje me propozimin e themelimit të dy komisioneve hetimore.

Ai ka thënë se PDK do të propozoj themelimin edhe të dy Komisioneve Hetimore Parlamentare – atë për tekstet shkollore dhe për kontratat njëburimore.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika