Tahiri: Ekonomia është para bankrotit

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ekonomia është para bankrotit

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, teksa ka kritikuar qeverinë lidhur me pasqyrat individuale të Trustit pensional, ka thënë se ekonomia është para bankrotit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se sektori publik është para kolapsit.

“Këtë javë pranuam pasqyrat individuale të Trustit Pensional dhe për habi pothuajse i gjithë kontributi i këtij viti, më saktë, mbi 80% e investimit për vitin 2022 ka humbur. Nga një analizë e thjeshtë vërehet se rreth 6% e kontributit total ka humbur vetëm gjatë vitit që lamë pas”.

“E keni ‘helmu’ popullin me pollavra, me tema koti, përderisa ekonomia është para bankroti e sektori publik para kolapsi, ju bëni filma”, shkroi ai.

Ai ka parashtruar një pyetje drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “ku mbeti arsyetimi kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve?”.

“Dhe tani kam një pyetje për Kryeministrin Kurti: A keni fije turpi kur vendosët që t’i privonit qytetarët e Kosovës që në këtë kohë krize të paparë t’i tërheqin një pjesë të kursimeve të tyre. Ku mbeti arsyetimi juaj kur thonit se po i mbrojmë investimet e qytetarëve, kur sot u vërtetua se gati i gjithë kontributi i vitit 2022 rezultoi me humbje dhe atë si rezultat i paaftësisë tuaj!”, shtoi ai.

“Boll Ma”, është fjalia përmbyllëse e shkrimit të deputetit nga AAK-ja.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika