Tahiri: Fillim kaotik i vitit të ri shkollor, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje

"Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera", ka deklaruar shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri pas vendimit të MAShT-it për tekstet shkollore

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore, ka kritikuar qeverinë duke thënë se ka shkaktuar një fillim kaotik të vitit shkollor.

Ai ka thënë se pas këtij vendimi, janë gjeneruar edhe “dhjetë probleme të tjera”.

“Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera. E pakoordinuar nga brenda, e çakorduar me të tjerë, as nuk administron, as nuk menaxhon, as nuk qeveris, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektojë e as t’i njohë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas tij, është dobësuar organizimi shtetëror dhe çdo hallkë institucionale ka rënë.

“Gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje. Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të subvencionojë blerjen e librave shkollore me 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5.

Kurse për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Pas këtij vendimi është publikuar linku në platformën E-Kosova, link ky në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika