Tahiri: Gjendja në të cilën e ka sjellë Kosovën kjo qeveri karshi SHBA-ve është vërtet mjeruese

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se e vetmja adresë ku duhet të kërkohet përgjigjja lidhur me çështjen e Asociacionit, është Qeveria e Kosovës dhe kryeministri

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, foto:EO

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, për të cilin, ka thënë se është përgjegjës për gjendjen e rëndë aktuale politike në vend.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Tahiri e ka quajtur kryeministrin Kurti të papërgjegjshëm.

Sipas tij, e vetmja adresë ku duhet të kërkohet përgjigjja lidhur me çështjen e Asociacionit është Qeveria e Kosovës dhe kryeministri.

“Si opozitë nuk jemi përgjegjës për t’i dhënë drejtim një çështjeje të tillë. Angazhimi ynë është të mos themi i parëndësishëm. Në këtë rast personin në fjalë që është adresa, që është kryeministri, nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Përgjegjës për këtë çështje dhe për gjendjen e rëndë, është dështimi i Albin Kurti. Ky njeri i papërgjegjshëm duhet t’i japë drejtim”, ka thënë ai.

Tahiri e ka pohuar se PDK-ja e ka pranuar ftesën e Ambasadës në një diskutim për çështjen e Asociacionit.

“PDK-ja do ta dërgojë përfaqësuesin e saj në kuadër të këtij takimi. Jemi parti opozitare, nuk jemi vendimmarrës, adresa është Qeveria e Kosovës. Nuk duhet të neglizhohet”.

Sa i përket raporteve me SHBA-në, Tahiri ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me SHBA-të është jetike për fuqizimin e mëtutjeshëm të vendit.

“Gjendja në të cilën e ka sjellë kjo Qeveri karshi SHBA-ve është vërtet mjeruese.  Ishte shqetësuese, tmerruese edhe raportimi i ambasadorit tonë në Washington për trajtimin që ia bën ambasadës së Kosovës, dhe brutaliteti që e shpjegon që trajtohet ky kryeministër është shqetësuese. Është preokupim i madh, të gjithë kemi përgjegjësi që vendi të marrë një drejtim të gabuar”, shtoi ai.

Ndërkohë, Tahiri tha se të mërkurën do të ketë një pikë të propozuar nga PDK që do ta trajtojë gjendjen e rëndë në kuadër të ministrisë së Tregtisë, “një mori skandalesh që ka ndodhur brenda dy viteve, dënimin për mosdeklarimin e pasurisë së ministres që e drejton këtë dikaster dhe rezoluta që kërkon shkarkimin e saj”.

“Vazhdimi i Rozeta Hajdarit edhe më tutje është dëm i madh për vendin. Besoj që mazhoranca e Kurti do të reflektojë”.

Si PDK “po përgatitemi që të bëjmë një kallëzim penal për disa drejtues të institucioneve, në kuadër të sistemit energjetik për shkeljet që kanë ndodhur”.

Fati i Qeverisë i lidhur ngushtë me atë të ambasadorit Berishaj

Deputeti i PDK-së ka thënë se “edhe fati i kësaj qeverie është i lidhur ngushtë me fatin e Berishajt, nëse shkon ai, siç duket, mund të ecë edhe kjo Qeveri”.

“Prandaj është e qartë dhe shohim një mbrojtje të fuqishme që ia bëjnë Qeveria dhe presidentja e vendit, një ambasadori i inkriminuar në një krim rajonal dhe ndërkombëtar, sa i përket shpëlarjes së parave. Do të hulumtojmë në kuadër të mundësive dhe kapaciteteve tona dhe do të angazhohemi që ky person që i ka bërë një dëm imazhit tonë, diplomacisë së vendit tonë që të vihet para drejtësisë. Nuk mjafton shkarkimi i tij, duhet të hulumtohet një krim kaq i madh financiar. Krejt ky krim, ka ndodhur në sytë e institucioneve dhe aq më keq duke e fuqizuar personin në fjalë, duke e pajisur me certifikatën e sigurisë nga AKI-ja”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika