Tahiri i AAK-së i reagon Kurtit: Nuk ka vend për analizë të gjetjeve, por për vendime e rezultate

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili përmes një videoje kishte ftuar qytetarët ta përcjellin mbledhjen e Qeverisë së Kosovës duke i thënë, "Nuk ka vend për analizë të gjetjeve, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë"

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri





Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, me një video nga Strasburgu i Francës i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili përmes një videoje kishte ftuar qytetarët ta përcjellin mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës.

“E pashë që kryeministri e kishte postuar një video dhe na tregonte që në mbledhjen e 100-të është duke bërë analizën e gjetjeve. Porosia ime për Qeverinë dhe kryeministrin është që nuk ka vend për analizë të gjetjeve, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, të mërkurën e 12 tetorit, Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës që të ndjekin mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës e cila është paralajmëruar që të fillojë nga ora 10:00.

“Sot mbajmë mbledhjen e 100-të të qeverisë. Do të flasim për gjetjet e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në timen po ashtu”, thuhet në videon e Kurtit në Facebook.

Para fillimit të mbledhjes, shefi i ekzekutivit, Kurti ka renditur të arriturat e Qeverisë Kurti përgjatë 1 një viti e gjysmë qeverisjeje.

Ai ka thënë se përkundër dukurive negative që ka trashëguar, Qeveria ka arritur më shumë suksese sesa çdo qeveri pararendëse.

Kurti fton qytetarët të ndjekin mbledhjen e Qeverisë, thotë se do të votohen pika të rëndësishme

 





Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika