Tahiri i AAK-së i reagon pushtetit për pagën mesatare në Kosovë: Vazhdon manipulimi me statistika

Besnik Tahiri, AAK

Shefi i Grupit Parlementar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Mujës, i cili tha se paga mesatare në Kosovë ka arritur në 780 euro, duke thënë se po vazhdon manipulimi me statistika nga pushteti.

Tahiri ka thënë se shuma që ka përmendur deputeti i pushtetit Armend Muja mund të jetë mesatarja e pagës së pozitave politike, nga kryeministri e poshtë te asistenti i ministrit, por jo e administratës shtetërore.

Ai ka bërë një krahasim mes pagave sipas pozitave në komunë dhe nëpër ministri apo agjenci.

Postimi i plotë:

Vazhdon manipulimi me statistika

Paramendoni se si ndihet një zyrtar në Komunë apo Ministri, kur numrat më të lartë janë në kategoritë Profesional 1 dhe 2, e ku pagesa neto (pas pagesës së tatimeve dhe kontributeve pensionale) lëviz në mes e 389 dhe 475 eurove, ndërsa dëgjon krekosjen e pagës mesatare në sektorin publik prej 780 eurove.

780 euro mund të jetë mesatarja e pagës së pozitave politike, nga kryeministri e poshtë te asistenti i ministrit, por jo e administratës shtetërore.

Pra, e vërteta është se rritjen më të madhe të pagesës e kanë pozitat politike, këshilltarët e kabinetit dhe anëtarët e kuvendeve komunale.

Shikoni sa merr pagë një zyrtar komunal, përfshirë edhe ata në ministri/agjenci, në kohën e krizës së çmimeve, nga pasojat e inflacionit. Nëse inflacioni është i importuar, ai është transferuar dorë-për-dorë (në çmime të produkteve, shërbimeve) tek administrata shtetërore, e cila ka pësuar goditjen më të madhe.

Ndërkohë, në anketën e fuqisë punëtore në TM3 (2023), del se paga mesatare e deklaruar është nga 400 deri në 500 euro.

Në Komunë:

Profesional 3: mesatarja, koeficienti 3.9 x 110 euro (2024) = 429 euro

Profesional 2: mesatarja, koeficienti 4.9 x 110 (2024) = 529 euro

Profesional 1: mesatarja, koeficienti 5.62 x 110 (2024) = 618.2 euro

Ministri/Agjenci:

Profesional 3: mesatarja, koeficienti 4.0 x 110 euro (2024) = 440 euro

Profesional 2: mesatarja, koeficienti 5.1 x 110 (2024) = 561 euro

Profesional 1: mesatarja, koeficienti 5.7 x 110 (2024) = 627 euro

Pra, ja si nxirret mesatarja: merret paga e ministrit 16.4 × 110 (2024) = 1,804 dhe një nëpunësi teknik – 3.8 x 110 (2024) = 418 Mblidhen të dyja (1,804 + 418) = 2,222. I pjestojmë me numrin e pagave të llogaritura 2,222 ÷ 2 = 1,111.

Për mesataren, ekziston tregimi, unë i kam dy bukë dhe jemi dy persona, në mesatare kemi nga një bukë, e në realitet, njëri ka mbetur i uritur.

Muja: Paga mesatare në Kosovë është 780 euro, rritje mbi 30% krahasuar me vitin 2019

Lidhur me deklarimin e deputetit Muja ka pasur reagime edhe nga PDK e LDK.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika