Tahiri i AAK-së: Na patën lodh “krejt dhe drejt” e sot s’vijnë për debate

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë dhe deputetët e VV-së për mospjesëmarrje në debate të thirrura nga opozita.

Tahiri tha se debati i sotëm në lidhje me skandalet në KEK, është i katërti me radhë e në të cilin nuk po merr pjesë mazhoranca.

“Po ua rikujtoj që sot është debati i katërt që opozita e ka thirr e që fton kuvendin e Kosovës si institucionin kryesor në vend të debatojë për tema dhe skandale të cilat së paku meritojnë një përgjigje nga ata që fituan 50 për qind e na patën lodh “krejt dhe drejt”. E patën lodh një popull sa të mirë e të mençur janë e të pastër poashtu, e sot thatë këtu, e thatë këtu. As nuk janë kolegët deputetë të shumicës e as nuk është asnjëri i qeverisë për të thënë një fjalë, me e mbrojtë apo me e kundërshtuar një temë që tanimë është skandal  jo vetëm për rendin dhe ligjin por skandal publik që meriton një përgjigje”, u shpreh Tahiri.

Tahiri i parashtroj disa pyetje për ata që tha “po na dëgjojnë nga televizioni”.

“Blerja e energjisë elektrike, sipas raporteve zyrtare tregojnë dhe vërtetojnë se KEK ka lidhur kontrata të dëmshme, dhe se këto kontrata me tregti të rrymës në shumicën e rasteve janë me bazë të dyshimtë korruptive dhe ka raste që këto kontrata janë bërë pa licencë dhe me lidhje të shkurta të eksponentëve politik emrat e të cilëve janë publik. Qysh ndodh që tregtia me energji në qeverinë katër vjeçare të ndodh mbi baza serioze korruptive të inkriminimit edhe prej organizatave që janë me bazë e seli në Beograd?

Pyetja e dytë ndërlidhet me ndërhyrjen e personave joformal në menaxhimin e KEK-ut. Ai person nuk ka të drejtë legjitime në një organizatë që është korporata e shtetit të Kosovës me na tregu kur është jetike mu ndal rryma e kur jo. Ndërhyrja e këtyre personave rreth punësimeve. Si ka mundësi kush mos me mujt as ka KEK-u mi ra mos me pas librezën e LVV-së?

E treta është ndikimi i një individi që ka detyrë partiake që ja ka dhënë Albini në politikbërjen e Bordit të KEK-ut. Për çka jeni ju aty anëtar të Bordit, për me marrë nga një rrogë a?

Pyetja tjetër shkon për Albin Kurtin. Çka u bo bre që e anulove projektin e gazsjellësit amerikan dhe e le vetëm Kosovën jashtë?”, tha Tahiri. 

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika