Tahiri i drejtohet Kurtit: Ndale qasjen për kapje të çdo institucioni publik

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas qarkullimit të lajmeve për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, nga opozita





Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, ka reagur lidhur me videon e kryeministrit Kurti që ka folur për reformën në arsim.

Në këtë reagim, Tahiri ka folur dhe për shkarkimin e rektorit të UP-së, Naser Sahiti, të enjten e 20 tetorit.

Tahiri, gjithashtu, ka kërkuar nga kryeministri Kurti ta ndërrojë qasjen për kapjen e çdo institucioni publik.

Ndryshe, të mërkurën e 19 tetorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar, ka bërë të ditur se është nisur për në Ponoshec të Gjakovës, ku do të vihet gurthemeli i një shkolle fillore dhe në Rezinë të Gjakovës, ku do të vihet gurthemeli i një çerdheje.

Përmes një videoje në Facebook, Kurti ka njoftuar se para këtyre aktiviteteve, ka ndarë çmime dhe mirënjohje për 45 nxënës, të cilët kanë marrë pjesë në gara ndërkombëtare dhe vendore gjatë vitit 2022.

“E ardhmja e shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë sonë mbarë varet nga arsimimi”, ka vijuar Kurti.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika